Sekuestrohen 26 kilogram e 550 gram lëndë narkotike kanabis në Dibër.

Lënda narkotike u kap gjatë finalizimit të operacionit antidrogë të koduar “Transportuesi”, ndërsa në pranga kanë rënë dy vëllezër, posedues të drogës.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, policia ngriti një pikë kontrolli të befasishme në aksin rrugor Ura e Topojanit-Maqellarë, ku është bërë ndalimi i automjetit tip “Ford Focus”, me targa AA 270 OZ, me drejtues shtetasin Xhevahir Keçaj.

Gjatë kontrollit në pjesën e bagazhit të automjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës matariale 3 thasë brenda të cilave kishte 25 pako, me peshë totale 26 kg e 550 gr lëndë e dyshuar cannabis sattiva.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u arrestuan në flagrance vëllezërit Xhevahir Keçaj 25 vjeç dhe Urim Keçaj 26 vjeç, të dy banues në fshatin Zenisht të Matit, bëjnë me dije burime zyrtare nga Policia.

Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë Prane Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.