Ernesto Valverde ka vetëm fjalë të mira për Ousmane Dembelen.

Barcelona ka kompletuar transferimin e sulmuesit të Borussia Dortmundit, Ousmane Dembele, për 105 milionë euro, plus 45 të tjera bonuse. Ai ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me katalunasit.

 Për lojtarin tani ka fol edhe trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, i cili ka vetëm fjalë të mira për talentin francez.

“Ousmane Dembele është i shpejtë, lojtar teknik që mund të futet thellë në zonë. Ai mund të luajë me dy këmbët. Është impresionues, sezonin që lamë pas tregoi kualitetet e tij dhe kemi shpresa të mëdha se do të bëjë mirë”, tha Valverde