Brikena Zenunaj, vajza e Besnik Zenunajt, i cili humbi jeten pas shperthimit te disa diteve me pare ne nje resort ne Velipoje, deklaron se intervista e dhene nga halla e saj Fatmira Zenunaj eshte nje genjeshter.

Behet fjale pikerisht per nje lajm qe qarkulloi ne media se Brikena kishte kerkuar ndihme ne rrjetet sociale per te vellain, por qe me pas u pergenjeshtrua nga halla e saj. Nderkohe qe pasditen e sotme ne nje interviste Brikena tregon se familja e saj nuk komunikon me hallen prej kohesh. Brikena shprehet se gjeja e vetme qe i intereson eshte jeta e vellait te saj qe vazhdon te jete ne gjendje te rende ne nje spital te Turqise.

 Halla juaj ka dhënë një intervistë duke thënë se nuk është nevoja që shkodranët të dhurojnë para për të shpëtuar jetën e Hektor Zenunaj, vëllait tuaj. Si qëndron e vërteta?

Nuk kemi asnjë kontakt të saj sepse nuk kemi folur prej vitesh me të dhe gjysma e intervistës që ka dhënë është gënjeshtër, duke filluar që nga spitali ku ajo mendon se është shtruar vëllai. Ju lutem të mos përhapen intervista dhe lajme të tilla që prishin imazhin e familjes tonë.

Vazhdoni që të kërkoni para për vëllain?

Jo. Tashmë i kemi gjetur.

A ndodheni në Turqi momentalisht?

Jo, nuk jam në Turqi.

Por halla juaj pretendon se është në brendësi të gjithçkaje?

Kush do flasë, do flasë. S’ja mbyllim dot gojën. Ne kemi hallin e jetës së vëllait ndërsa të tjerët duan përfitime. Ju lutem mos na shqetësoni më në lidhje me fjalët e rreme që thotë ajo apo njerëz të tjerë që nuk dinë asgjë dhe duan të hedhin baltë mbi familjen tonë.

Cili është mesazhi juaj?

A ka mundësi të na lënë në hallin tonë dhe të mos e përdorin këtë tragjedi. Ne duam të shpëtojmë jetën e vëllait ndërsa të tjerët dalin të bëjnë analizën e babait. Ju lutem të mos tregohen të pashpirt por të na lënë në hallin tonë./ShkodraNews