Është identifikuar personi i dytë i dyshuar si i përfshirë në trafikimin e armëve drejt Anglisë, përmes aeroportit të Rinasit.

Bëhet fjalë për 42-vjeçarin Neritan Faria, banues në Shijak, fqinj me të arrestuarin nga policia Sajmir Çullhajn.

Në operacionin e zhvilluar para dy ditësh nga policia, u bë e mundur arrestimi vetëm i Sajmir Cullhajt, ndërsa 42-vjeçari u shpall në kërkim.

Nga hetimet e deritanishme, mësohet se 42-vjeçari dyshohet se është organizatori kryesor i tentativës për trafikun e armëve nëpërmjet pakove të postës nga Shqipëria në drejtim të Britanisë së Madhe.

Kjo për vetë faktin, se i Çullhaj, u shpreh ditë e sotme para gjykatës, se ishte pikërisht Faria, ai që i kishte dhënë porosinë për të dërguar me postë në drejtim të Anglisë, si dhe nuk kishte pasur dijeni se çfarë kishte në brendësi të tyre.

Ndërsa, referuar mediave italiane, mësohet se 42-vjeçari ka qenë i arrestuar në 2007 në Itali, i akuzuar për trafik droge.