Tirana ka kaluar ditë të vështira sa i përket trafikut rrugor, për shkak të punimeve të shumta që janë ndërmarrë nga Bashkia për të rehabilituar zona të ndryshme të kryeqytetit.

Dhe ajo që  duket se do t’i japë frymë qytetit është Unaza e re. por ndërsa duhej të kishte përfunduar, punët po shkojnë drejt fundit. Por situata që paraqitet me trafikun rrugor është e tmerrshme.

Një video që tregon se sa i rënduar është bërë trafiku në Unazë, tregon mbingarkesën e automjeteve që vërtiten rreth mbiklaimit pranë Pallatit me Shigjeta. Kryebashkiaku Erion Veliaj e ka reklamuar më herët se si do të jetë Unaza e Madhe, dhe në përfundim pritet të sjellë lehtësi të mëdha në qarkullim.