Në Podujevë është regjistruar një stuhi në formë të tornados.

Në pamjet e dërguara në kallxo, nga një qytetar, shihet se si tornadoja shkakton dëme në vendet ku kalon.

Nga pamjet shihet se pemë e materiale të tjera rrëzohen.

Video-incizimin qytetari e ka bërë nga vetura e tij.