Ky është momenti rrëqethës kur një piton tre metra i gjatë gjendet nën shtratin e një adoleshenti.

Ky gjarpër gjigant është gjetur nën shtratin e një 13-vjeçari, i cili ishte futur brenda përmes dritares dhe kishte vrarë macen e familjes së këtij djaloshi, transmeton Telegrafi.

Thanapoom Lekyen 42-vjeçe, ka deklaruar se kishte gjetur macen jashtë dritare të masakruar nga kafshimet e pitonit, dhe kur u fut në dhomën e gjumit të birit të saj u tmerruar kur pa pitonin duke qëndruar nën shtrat.

Për fat të mirë, Nong një natë më parë kishte fjetur në dhomën e nënës së tij, duke i shpëtuar kështu vdekjes së sigurt.

“U zgjova herët në mëngjes dhe e gjeta macen e masakruar nga kafshimet e një kafshe, por nuk e dija se për çfarë lloj kafshe bëhej fjalë. Por, kur u futa në dhomën e të birit mbeta pa fjalë kur pashë bishtin e një pitoni gjigant duke lëvizur nën shtrat”, ka deklaruar ajo.