Një krijesë e çuditshme ka tmerruar një fshatar në provincën  Shandong në Kinë. Ai rrit derra, por krijesa që ka ardhur në jetë nuk ngjasonte aspak me një derrkuc të sapo lindur.

Fermeri Gao Baiqi ka thënë se krijesa kishte më shumë këmbë dhe se lëkura ishte ndryshe nga ajo e derrave të tjerë.

Nuk kam parë kurrë diçka të tillë. Se kam pritur kurrë se do të prisja një derrkuc pa lëkurë dhe me shumë këmbë. Dukej si një djall i vogël”,- ka thënë edhe më tej ai.

Krijesa ka vdekur pak minuta, pasi ka lindur. Por në fermën e Gaos jeton edhe një derr, i cili ka turinjtë e deformuar për shkak të një mutacioni gjenetik.