Ballinat e gazetave serbe sot janë të mbushura me informacione jozyrtare për incidentin diplomatik të inicuar nga Serbia, pas vendimit të saj për të tërhequr personelin e ambasadës së saj në Shkup. Mediat serbe shkruajn se diplomatët serbë janë përndjekur në mënyrë të fshehur por edhe se ka pasur metoda për t’i frikësuar ata. E përditshmja Blic bazuar në burime jozyrtare shkruan se presioni ka qenë me pëlqimin e ndërkombëtarëve.

Ndërkaq titulli kryesor në ballinën e gazetës proqeveritare Informer thotë: “Skandal: Maqedonasit kanë përgjuar edhe Vucicin”. Gazeta Veçernji Novosti shkruan ”Maqedonasit e kanë përgjuar edhe kreun serb”.

Telegrafi serb ka shkruar ”Zaev i shpall luftë Serbisë”. B92 ka shkruar ”Zaev e ka ndërruar qëndrimin, para 3 muajve ka qenë ”neutral” ndaj Kosovës”. Ndryshe dje krerët qeveritarë serbë thanë se arsyeja e vendimit për të tërhqur stafin diplomatic është për shkak të ndikimit të jashtëzakonshëm që ka pasur shërbimi i zbulimit maqedonas në drejtim të Serbisë.

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Dacic dje theksoi se mund të ndryshojë qëndrimin lidhur me emrin kushtetues të Maqedonisë, nëse Shkupi zyrtar do të mdryshojë qëndrimin e përmbajtur që ka për hyrjen e Kosovës në UNESKO.