Një biznes në zonën e ish bllokut është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.

Nga të dhënat e para, nuk raportohet për të lënduar.

Zjarrfikësit janë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Ndërkohë, nuk dihen ende shkaqet e flakëve që kanë përfshirë lokalin.