Një djalë në kryeqytet ka qëlluar veten me thikë në banesë.

Ngjarja ka ndodhur më datë 12 gusht ku i riu D.T., 32 vjeç është vetëplagosur me thikë.

Sipas informacioneve dyshohet se akti i rëndë është kryer në gjendje të rënduar depresioni.

Ka qenë ndërhyrja e familjarëve ajo që ka parandaluar fundin fatal.

I riu u dërgua me urgjencë për mjekim në spital, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa raportohet se ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve.

Policia dhe grupi hetimor po kryejnë hetimet e mëtejshme në lidhje me rastin.