Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugët e Tiranë. Një i ri 22 vjeçar ka vdekur pasi është goditur me thikë.
Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, si dhe në polici janë shoqëruar 4 persona të dyshuar për ngjarjen. “Pas një konflikti të çastit, me mjet prerës, humb jetën 22 vjeçari M.M.” thuhet në njoftimin e policisë.
I njëjti saktëson se katër persona janë arrestuar lidhur me këtë rast.