Policia Kufitare në Kapshticë ka  goditur një tjetër tentativë të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Një 56-vjeçar nga Tirana, Dhimitër Kullolli, ka tentuar të kalojë kufirin për në Greqi me makinën e tij “Mercedes-Benz”, por gjatë kontrollit iu gjet fshehur në të, 20.8 gram kokainë.

Kullolli u arrestua menjëherë. Dosja e tij i kaloi Prokurorisë për Krimet e Rënda në Tiranë për veprën penale : “Trafikimi i narkotikëve, mbetur në tentativë”