SHBA-ja mbetet e hapur për një dialog të mundshëm me Korenë e Veriut, që ka vendosur të pezullojë për momentin projektin e saj për lëshimin e raketave pranë territorit amerikan të Guamit, deklaroi sot sekretari amerikan i Shtetit.

“Ne vazhdojmë të jemi të interesuar nga kërkimi i një rruge drejt dialogut, por kjo varet nga ai”, konfirmoi Rex Tillerson duke iu referuar Kim Jong-Un, përcjell Atsh.

“Drejtuesi koreano-verior ka theksuar se do të shikonte me kujdes sjelljen e papërshtatshme të amerikanëve para lëshimit të mundshëm të raketave”, njoftoi sot agjencia zyrtare koreano-veriore e lajmeve KCNA.