Shaqiri vazhdon të mbetet lojtari më i pëlqyer i tifozëve të Stoke City.

 Anësori shqiptar, Xherdan Shaqiri, është lojtari më i pëlqyer në skuadër nga tifozët e Stoke City, të cilit i kanë kënduar para ndeshjes së parë në Premierligë ndaj Evertonit, ku humbën 1:0.

Shaqiri luajti gjithë ndeshjen dhe bëri paraqitje të mirë, por nuk ishte e mjaftueshme që skuadra e tij të marrë një rezultat pozitiv apo edhe t’i shpërbleje më gol tifozët e Stoke që vazhdojnë ta adhurojnë, shkruan Gazeta Express.

Shaqiri do të vazhdojë të mbetet në Premierligë dhe tifozët shpresojnë se këtë edicion do të shohin më të mirën nga shqiptari, diçka që nuk mundi ta bëjë një vit më parë, për shkak të lëndimeve të shpeshta.