Giovanni Simeone, djali i Diego Simeones, luajti për herë të parë në “Santiago Bernabeu” të kryeqytetit spanjoll të mërkurën mbrëma.

Mbështetësit e Real Madridit nuk u treguan aspak miqësorë me të. Tifozët madrilen treguan armiqësi ndaj tij, duke fërshëllyer emrin e tij kur u tha gjatë startit të sfidës.

Madrilenët dëshironin t’i kujtonin argjentinasit rivalitetin që ekziston me babain e tij, trajnerin e rivalëve të Atletico Madrid.