Tifozët e Barcelonës e kanë kallur fanellën e Neymarit, pasi edhe zyrtarisht u largua nga klubi spanjoll.

Neymar ka paguar vetë prishjen e kontratës me Barcelonën (222 milionë eurot), pas refuzimit nga ana e La Ligas dhe edhe zyrtarisht nuk është më lojtar i klubit spanjoll.

 Kjo ka irrituar tifozët, që menjëherë kanë kallur fanellën e brazilianit, duke e konsideruar si tradhti gjestin e Neymarit që të paguajë vetë klauzolën prej 222 milionë eurosh, pasi La Liga refuzoi çekun e PSG-së.

Kështu, tashmë Neymar mund të konsiderohet lojtar i PSG-së, teksa Barça ka kërcënuar brazilianin se do ta dërgojë rastin në UEFA, për të parë nëse lojtari ka pasur të drejtë të kërkojë prishjen e kontratës me Barcelonën.