Transparensi Inteneshënall – Maqedoni (TI) dhe Qendra për analiza ekonomike (QAE) kërkojnë që Kuvendi të sjell ndryshime në Ligjin për deputetët dhe të sjellë Kod për etikë të deputetëve për shkak të, siç theksojnë, evitimin e problemit me pagesën joreale të kompensimeve të larta për shpenzimet rrugore të deputetëve.

Në kumtesën e sotme, këto dy organizata civile shprehin pakënaqësi të thellë për shkak të injorimit të rekomandimeve të Entit Shtetëror për Revizion (ESHR) të cilat kanë të bëjnë me praktikën e vendosur të deputetëve që për vete të marrin kompensim financiar për shfrytëzimin e automjetit privat për qëllime zyrtare që nuk përshtatet me shpenzimet e tyre reale.

“Për këtë i bëjmë thirrje Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të bëjë ndryshime në Ligjin për deputetë dhe aktet nënligjore nga raportet e Entit Shtetëror për Revizion”, qëndron në kumtesë.

Ligji për deputetët parasheh të drejtë për anëtarët e Kuvendit të marrin kompensim për shfrytëzimin e automobilave në pronësi personale për qëllime zyrtare, në vlerë prej 30% nga çmimi i shitjes për një litër derivat, sipas kilometrave të kaluara për automjetin të cilin e shfrytëzon.

“ESHR në raportet për revizionin e kryer financiar nga viti 2008, 2010 dhe 2016 ka rekomanduar të rianalizohet vlera e kompensimit në drejtim të uljes së tij duke e pas parasysh atë që këto shpenzime janë joreale dhe përfshijnë një pjesë të konsiderueshme të shpenzimeve të përgjithshme të Kuvendit të RM-së. Edhe krahas kësaj, Kuvendit ende nuk ka vepruar sipas rekomandimeve të Entit Shtetëror për Revizion dhe edhe më tej deputetëve iu paguan kompensime të larta joreale për shpenzime rrugore me çka dukshëm e ngarkon buxhetin e tij”, theksojnë TI dhe QAE.

Transparensi Interneshënall – Maqedoni dhe Qendra për Analiza Ekonomike i bën thirrje Kuvendit të veprojë sipas rekomandimeve të ESHR-së me qëllim ta largojë mundësinë që deputetët të marrin kompensime për shpenzime në vlerë në të cilën në të vërtetë nuk janë bërë. Njëkohësisht, ata i bëjnë thirrje Kuvendit, siç theksohet, përfundimisht ta sjell Kodin për etikë të deputetëve në Kuvendin e RM-së.

“Me këtë do të vendoset kornizë për sjellje etike të deputetëve në situata kur në mënyrë të caktuar sjellja edhe pse është e ligjshme, nuk është etike, si në këtë rast. Me sjelljen e një kodi të tillë, Kuvendi njëkohësisht do ta plotësojë edhe rekomandimin e GREKO nga raporti për harmonizim nga raundi i katërt i evaluimit dhe i cili mes tjerash ka të bëjë me parandalimin e korrupsionit midis anëtarëve të parlamentit”, theksohet në kumtesë.

Transparensi Interneshënall – Maqedoni dhe Qendra për Analiza Ekonomike theksojnë se është e palejueshme pothuajse dhjetë vite të injorohen rekomandimet e entit për revizion dhe se për këtë i bëjnë thirrje Kuvendit t’i sjellë ndryshimet e nevojshme të rregullativës dhe të vendos ndryshime esenciale në asgjësimin e saj.