Klubi anglez, Manchester City është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e kësaj vere.

Sipas mediave angleze, ‘Qytetarët’ janë të gatshëm ta paguajnë klauzolën e yllit te Barcelonës, Lionel Messit në vlerë prej 300 milionë euro.

Menaxheri i Cityt, Pep Guardiola prej kohësh tenton ta bind yllin argjentinas të transferohet në ‘Etihad Stadium’, por deri tani tentimet e tij nuk ishin të suksesshme.

Megjithatë, klubi anglez sërish është vënë në ndjekje te Messit, i cili akoma nuk ka firmosur kontratën e re me ‘Blaugranat’, edhe pse ditë më parë thuhej se është arritur akordi mes Barcelonës dhe argjentinasit për vazhdimin e kontratës së re.