Koço Kokëdhima, drejtues i Lëvizjes Zgjidhja, ka folur me tone të ashpra sa I përket menaxhimit nga ana e qeverisë të situatës së zjarreve në vend.

Përmes një reagimi zyrtar të kësaj lëvizjeve, i kërkohet kryeministrit Edi Rama që të dalë në terren për të parë situatën e vështirë.

Sipas Kokëdhimës, qeveria duhet të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.

Ai flet për rrezikun që i kanoset Parkut të Llogarasë, nga flakët që prej ditësh kanë rënë pranë kësaj zone.

Reagim i partisë Zgjidhja 

Lër tumanet dhe atletet, vish çizmet dhe shuaj zjarret!

Vendi është përfshirë nga flakët. Mijëra hektarë pyje po shkatërrohen, qendrat e banuara pranë tyre janë në rrezik. Qeveria dhe pushteti lokal kanë dështuar dhe janë dorëzuar. Kryeministri merret me denoncime e dënime të turpshme kolektive e publike të dejtorëve dhe e ka mendjen te show i rradhës me tumane e atlete, në takimet ndërkombëtare. Qeveria duhet të shpallë urgjentisht gjendjen e jashtëzakonshme dhe t’u kërkojë ndihmë zyrtarisht fqinjëve, BE-së dhe NATO-s. Nëse hyn zjarri në Parkun e Llogorasë do të shkatërrohet një nga pasuritë më të rëndësishme natyrore në vend dhe në rajon. Nëse kjo ndodh, ky kryeministër i paaftë, manipulator, gënjeshtar, rrënjëdalë dhe i papërgjegjshëm duhet ta dijë se nuk do t’ia hedhë dot lehtë, duke fajësuar ca vartës të vobektë në administratën e shtetit, që ai vetë e ka shkatërruar!

ZGJDHJA fton qytetarët që të reagojnë me forcë, sepse kryeministri i hashashit do të lërë mbrapa vetëm tokë të djegur!