Dwayne ‘The Rock’ Johnson e ka komentuar përballjen e boksit ndërmjet Floyd Mayweather dhe Conor McGregor që u zhvillua të shtunën mbrëma në Las Vegas.

Boksieri amerikan fitoi me nokaut taktik në raundin e 10-të, ndërsa dy kundërshtarët janë përfitues të qindra miliona dollarëve nga ky meç.

“Duel i shkëlqyer djema. Natë historike. Respekt për Floyd Mayweather. Paraqitje mjeshtërore në këtë përballje dhe një karrierë historike. 50-0”.

“Dhe një respekt i madh për vëllanë tim Conor Mcgregor që pati guxim dhe shpirt luftarak për të shtyrë universin për të bërë gjëra të mëdha dhe për të rrezikuar diçka që askush tjetër nuk e bën. Askush. Respekt”, kishte shkruar The Rock në postimin e tij pas meçin.

‘The Rock’ aktualisht është një aktor shumë i suksesshëm, mirëpo në të kaluarën ka qenë një mundës profesional në WWE, i cili ka pasur dëshirë të hynte në UFC.