Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar besimtarët islam festën e Kurban Bajramit.

Në urimin e Thaçi thuhet se duke thënë se Kosova dhe qytetarët e saj krenohen me tolerancën ndërfetare dhe vlerat tjera që po kultivohen në shoqërinë tonë.

Postimi i plotë:

Urime festën e Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve islamë.

Kjo festë e solidarizimit, humanizmit dhe bashkimit të qytetarëve, uroj që të sjellë sa më shumë gëzime, mirëkuptim dhe harmoni në familjet tuaja.

Kosova dhe qytetarët e saj krenohen me tolerancën ndërfetare dhe vlerat tjera që po kultivohen në shoqërinë tonë.