Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka vlerësuar shumë të rëndësishëm Samitin ‘Karta e Adriatikut’, për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Në një intervistë për transmetuesin publik, pas Samitit, Thaçi ka thënë se vetë prezenca e zëvendëspresidentit amerikan, Mike Pence, tregon për rëndësinë që ka ky samit për paqen dhe stabilitetin e rajonit.

Po ashtu, presidenti kosovar ka vlerësuar se Kosova tanimë është e gatshme për transformimin e FSK’së dhe për integrim në NATO.

Kosova e ka vendin në NATO, ka thënë i pari i Kosovës.