Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka thënë së ka mbetur i pikëlluar thellë nga lajmi për vdekjn e parakohshme të ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi.

Thaçi i ka ofruar ngushëllime familjes dhe miqve me anë të një postimi në Twitter, duke thënë: “I shkatërruar nga lajmi për vdekjen e parakohshme të ish-kryeministrit, ministrit, mikut të dashur dhe kolegut Dr.Bajram Rexhepi. Ngushëllime për familjen dhe miqtë”.

Global