Komuna e Tetovës ka organizuar transmetimin e ndeshjes Shkendija Vs Milan në sheshin “ILIRIA”.

Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi në llogarinë e sajë në rrjetin social fejsbuk shkruan
:

Një moment i papërsëritshëm, një sukses i jashtëzakonshëm dhe një festë madhështore futbolli për të gjithë shqiptarët që përkrahin Shkëndijën, klubin që na bashkon të gjithëve në një frymë lavdie dhe ëndrre për të qenë pjesë e futbollit europian.
Një ndeshje historike për kuqezinjtë e Tetovës, për këtë gjeneratë që bart ëndrrën e shumë gjeneratave tjera.
Të enjten ballafaqimi mashështor AC Milan- KF Shkëndija në Milano, në ora 20:45, për gjithë qytetarët, për ta shijuar këtë ndeshje historike komuna e Tetovës do të mundësojë transmetim të hapur në sheshin e Tetovës.
Kudo dhe kurdoherë me kuqezinjtë e qytetit tonë, me ata që u ngjitën në majat e futbollit europian dhe i dhanë shpresës një emër, Shkëndijë ti na bën krenarë !

Global