Ministra e Arsimit Renata Deskoska sot ka qëndruar në Tetovë. Ajo sëbashku me numrin 1 të Tetovës Teuta Arifi kane zhvilluar takim pune dhe disa vizita ku aktualisht zhvillohen punimet në infrastrukturen shkollore.

Arifi në llogarinë e saj në rrjetin social fejsbuk shkruan:

Një fillim i jashtëzakonshëm bashkëpunimi me kolegen time të Universitetit të Shkupit tashmë  Ministre e Arsimit dhe Shkencës znj. Renata Deskoska

Biseduam për sfidat në sistemin arsimorë që na presin. Për punën intenzive që kemi bërë në infrastrukturën shkollore, për një transformim rrënjësorë për sa i takon përzgjedhjes së kuadrit arsimorë dhe ajo që është shumë e rëndësishme, instalimi i kriterit të meritokracisë në fazën e regjistrimeve të nxënësve të shkollat e mesme.
Komuna e Tetovës sigurisht që do të jetë në agjendën qeveritare të investimeve kapitale dhe këtu normalisht nuk bën përjashtim edhe segmenti arsimorë.
Falenderoj Ministren për vullnetin e treguar dhe angazhimin e saj, sidomos për përkrahjen dhe mirëkuptimin e treguar për ta ndihmuar Tetovën me investime konkrete, siç është investimi në shkollën fillore “LIRIA”.
Punimet atje shkojnë drejtë përfundimit dhe me investimin në nyjet sanitare, rekonstruksionin e pullazit, punimet rrumbullaksohen për sa i takon një optimumi për fillimin e vitit shkollorë.
Përndryshe shkolla fillore “LIRIA” do ti nënshtrohet edhe fazës së dytë të rekonstruimit gjeneral, me mjetet që janë ndarë nga buxheti vetanak i Komunës së Tetovës.