Edhe përkundër premtimeve të shumta nga kryesia aktuale e Komunës së Tetovës se deri në fund të mandatit, çështja e emrave të shkollave në Tetovë do të zgjidhet, një gjë e tillë ende nuk ndodh. Edhe gjatë këtij viti të ri shkollor nxënësit do të mësojnë në shkolla që mbajnë emra që nga koha e monizmit. Kreu i këshillit komunal të Tetovës, Hisen Xhemaili disa herë ka premtuar se janë duke punuar në këtë drejtim, ai me po të njëjtën

Jemi duke punuar në atë drejtim, mirëpo shkaku i rrethanave politike dhe konsensusit brenda partive në Këshillin e Komunës, një gjë e tillë ende nuk mund të realizohet. Mbetet që ta realizojmë pas zgjedhjeve lokale– deklaroi Hisen Xhemaili, kryetar i Këshillit të Komunës së Tetovës.

Nisma e vetme që dikur filloi për ndërrimin e emrit, edhe atë  nga vet ministria e Arsimit dhe shkencës, ishte pikërisht për shkollën e mesme profesionale Mosha Pijade, në qytetin e Tetovës, por siç e shihni, edhe ajo mbeti vetëm premtim. Ndërkohë që vazhdon edhe më tej, përmendorja e Mosha Pijades të mbetet në këtë shkollë.

Megjithatë edhe kjo nismë kaloi në harresë. Nga Ministria e Arsimit, arsyetohen me atë se nisma për ndërrimin emrave duhet të vij nga Komuna dhe jo nga Ministria e Arsimit.

Nga shërbimet këtu në Ministri jam i njoftuar se asnjë kërkesë nga Komuna e Tetovës nuk ka ardhur për ndërrimin e emrave të shkollave të mesme në Tetovë, sepse sipas procedurës, këshilli i shkollës duhet ta iniciojë ndërrimin e emrit, pastaj të kalojë në komunë, pastaj komuna e përpunon si lëndë dhe sipas procedurës drejtohet tek Ministria e Arsimit. Ne çdo kërkesë konform ligjit dhe rregullores, kemi vullnet që ta miratojmë në Ministri- deklaroi Visar Ganiu zv. ministër i Arsimit dhe Shkencës

Një kërkesë të këtillë, dy herë është lëshuar nga Shkolla e mesme e tekstilit, Gjoçe Stojçeski, dhe një nga shkolla e mjekësisë, Nikolla Shtejn, por të njëjtat janë humbur sirtarëve të arkivit komunal. Derisa kjo çështje të zgjidhet nxënësit e shkollave të mesme të Tetovës, dokumentet e tyre edhe më tej vazhdojnë ti marrin me emrat Mosha Pijade, Kiril Pejçinoviç, Nikolla Shtejn, apo Gjoçe Stojçevski./alsat-m