Mbrëmë rreth orës 22 e 40 minuta, në dalje të fshatit Zherovjan të Tetovës në drejtim të Radiovcës, është djegur vetura “BMW” në lëvizje me targa gjermane, në pronësi nga personi 45-vjeçar I.I nga Tenova, njofton SPB-Tetovë, transmeton TetovaSot.

Pronari I.I. ka ndjerë një erë të fortë të tymit, ka ndalur automjetin, dhe bashk me nj% pasagjer me shishe të ujit kanë filluar ta shuajnë zjarrin dhe më pas janë bashkuar edhe vendas për shuarjen e zjarrit.

Në një kohë të shkurtër, zjarri lokalizohet, dhe pas kryerjes së inspektimit do të përcaktohet shkaku i zjarrit dhe dëmi total i pronës./TetovaSot/