Një tërmet me magnitudë prej 2.9 gradë në shkallën Richter është ndjerë sonte në ora 22.34 në rajonin e Ohrit dhe Prespës.

Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë  në rajonin e Prespës, me një thellësi prej 2 kilometra, në largësi prej një kilometri nga Jankoveci.

Dridhjet i kanë ndier banorët e rgjionit të Ohrit dhe Prespës, ku gjatë muajit të kaluar ka pasur mbi 1400 dridhje.