Dëmi total nga tërmeti i cili me fuqi prej 5,1 ballësh, sipas shkallës së Rihterit, goditi rajonin e Ohrit më 3 korrik është 58 milionë denarë, që është më pak se 1 milion euro. Në Komisionin komunal për vlerësimin e dëmeve janë paraqitur gjithsej 854 kërkesa, prej të cilave 802 janë për dëme individuale të objekteve, ndërkaq 52 kanë të bëjnë me objekte afariste. Ndryshe sot, Këshilli i Komunës së Ohrit e miratoi elaboratin për vlerësimin e dëmeve i cili tani duhet të dorëzohet në Qeveri, pas çka pason zbatimi i dëmshpërblimit.

Dëmet nga tërmeti në Ohër janë të kategorisë së parë, të dytë dhe të tretë, dhe në këtë mënyrë do të paguhen nga Qeveria. Kategoria e parë janë objekte që janë plasaritur dhe shkatërruar, por janë në gjendje për të jetuar. Kategoria e dytë ka të bëj me dëmtime më të mëdha, ndërsa të kategorisë së tretë nuk janë për të jetuar. Këso objekte Komisioni ka regjistruar rreth 11. Ka në pjesën e vjetër, në fshatin Kosell dhe në rrugën ”8 Shtatori- deklaroi Rade Velanovski nga komisioni Komunal për Vlerësimin e Dëmeve.

Komisioni së bashku me përfaqësues të Institutit të Inxhinierisë së Tërmeteve do të bëjnë edhe një kontroll në të gjitha objektet më të rrezikuara.

‘Prioritet është edhe një kontroll i sigurisë së objekteve në kuptimin e shfrytëzimit të tyre të sigurt. Kjo do të jetë prioritet për objektet publike dhe për të gjitha ato objekte individuale që kanë dëme më serioze. Fjalën përfundimtare për atë se cili do të jetë fati i atyre objekteve, duhet ta japin ekipet e ekspertizës të Observatorit Sizmologjik. Më pas do të caktohet nëse do të ketë sanim apo rrënim i atij lloji të objekteve- deklaroi Mitko Temellovski nga Qendra për Menaxhim për Krizat.

Sipas të gjitha procedurave ligjore, më së voni për një vit, qytetarët dhe personat juridikë do të duhet të marrin dëmshpërblim. Në periudhën e kaluar në Ohër ndodhën mbi 3.000 mijë tërmete me intensitete të ndryshme. Ndërkaq nga tërmeti më 3 qershor që ishte me intensitet më të fortë u dëmtuan çati shtëpish, vetura, e u plasariten mure. Prej objekteve publike më së shumti dëmtime pësoi çerdhja për fëmijë ”Biljana”, e cila është jashtë funksionit për rreth 2 muaj, por do të rihapet deri më 1 shtator. Në shkollën fillore ”Vëllazërim Bashkim” ku mësohet edhe në gjuhën shqipe, e ku gjithashtu kishte dëmtime, për momentin nuk ka kurrfarë aktivitete për riparimin e dëmeve, madje akoma nuk dihet nëse në këtë objekt me një shtator do të filloj viti i ri shkollor.