Sulejman Rushiti i cili përflitej se do të jetë kandidat nga ASH-ja e Selës për komunën e Gostivarit, nuk do të jetë më si kandidat pretendet nga kjo parti.

Ja postimi i tij i plotë 

Të nderuar miq, siç edhe e kam përsëriitur disa herë, po ju informoj për zhvillimet në lidhje me zgjedhjet lokale.
Qëllimi i kandidimit tim ishte që në kuadër të opozitës në nivel lokal të hapet debat cilësor e demokratik dhe pas këtij debati të dilej mundësisht me një kandidaturë të vetme, të përbashkët, Jo domosdoshmërisht kandidatura ime. Ky vendim i imi dhe i përkrahësve të mi, erdhi i nxitur nga ideja për ta zgjeruar përfaqësimin qytetar edhe jashtë grupimeve partiake, të cilat i lëne jashtë vendimmarrjes, intelektualët, afaristët dhe esnafin.
Megjithatë, jo që nuk pati debat por edhe ai pak dialog që u zhvillua ishte në kundërshtim me qëllimin tonë.
Tani më nuk ekziston qëllimi i kandidaturës sime dhe i përfshirjes së qytetarëve në lista për këshilltarë, sepse partitë të gjitha veç e veç kanë shpallur kandidaturat. Ky veprim e shpërndan votën opozitare dhe rrezikon vullnetin e shumicës së qytetarëve për ndryshim.
Ka nga ata që këmbëngulin që në të dalim, të mbledhim nënshkrime, të dalim me listë qytetare. Ata janë të bindur se do të kemi rezultat të shkëlqyeshëm. Unë jam njësoj i bindur për këtë por ne jemi të pëgjegjshëm, nuk guxojmë të hyjmë në lojën e skemave të paracaktuara. Ne, megjithëmend e duam ndryshimin dhe në frymën e rrethit të tebeshirtë të Kaukazit, do të tërhiqemi! Nuk ka arsye për ta humbur arsyen! Të mos e përçajmë edhe më shumë votën opozitare. Kontributi qytetar për shoqërinë mund të jepet nga cilado pozitë! Të punojmë e shpresojmë që në zgjedhjet e ardhëshme do të garohet me lista të hapura për të patur përfaqësim potik më cilësor!