Një 19-vjeçar është ndaluar nga policia pasi tentoi të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur. Bëhet fjalë për 19-vjeçarin, Besim. M, nga Lezha, i cili u denoncua nga vetë e mitura për tentativën e tij.

Shtetasja A.K,15-vjeçe, banuese në  Velipojë, Shkodër,  ka bërë kallzim se shtetasi Besim M, ka tentuar të kryente marrëdhënie seksuale  me forcë në  plazh në Velipojë.

Zbardhja e plotë e ngjarjes do të bëhet pas marrjes në pyetje të të akuzuarit.

Policia vendore sqaron se materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç, e mbetur në tentativë.