Balotelli duket se ka gjetur paqen në Francë, ku rrallë herë përfundon në media si “djali i keq”, por në Italia ai ka mbetur i njëjti.

Ish-lojtari i Interit e Milanit në Itali, është ndalur të shtunën e kaluar nga policia në Breshia teksa po lëvizte me Ferrarin e tij me 200 kilometra në orë. “Il Giornale di Vicenza” shkruan se policia ka pikasur një Ferrari dhe një Lamborghini teksa po lëviznin tej normave të lejuara, ndërsa më pas është mësuar se Ferrari drejtohej nga Balotelli, ndërsa makina tjetër drejtohej nga një mik i futbollistit.

Për këtë shkelje, lojtari i Nice është dënuar me gjobë, ndërsa i janë hequr edhe 5 pikë nga patenta.

Megjithatë, nuk ka vonuar edhe reagimi i futbollistit. Ai ka postuar në një video në rrjetet sociale kur e përgënjeshtron shkeljen e bërë.