Një viktimë nga të shtënat me armë zjarri janë raportuar në Charleston të Karolinës së Jugut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këtë të enjte.

Mediat raportojnë se një person po qëllonte me armë, sipas dëshmive të banorëve.

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe kanë evakuuar banorët për arsye sigurie. Ndërkohë, e gjithë rruga ku po zhvillohet ngjarja është bllokuar tërësisht.

Një dëshmitar tha se personi i dyshuar kishte hyrë me pistoletë në një restorant dhe bërtiste duke thënë “unë jam mbreti i ri i Charleston”.

Identiteti i vikamës nuk bëhet ende i ditur, ndërkohë që sipas policisë lokale, nuk kemi të bëjmë me një akt terrorist.