Fundi i shkollës është gëzim për të gjithë. Mijëra adoleshentë britanikë dolën në rrugët e vendit për të festuar për notat që ata kishin marrë në provime për t’u regjistruar në shkollën e lartë.

Fotografitë tregojnë skena nga qytete anembanë Mbretërisë së Bashkuar se si adoleshentët dalin në rrugë, pinë alkool, dehen dhe bëjnë skena të papërshtatshme në publik.

Edhe pse kanë fituar shkollën e lartë këta adoleshentë kanë ende shumë për të mësuar se si duhet të sillen brenda normave të shoqërisë.