Një tërmet 3.6 ballë i shkallës rihter goditi sot në mbrëmje rreth orës 20:57 qytetin e Napolit dhe rrethinat duke shkaktuar shembjen e disa ndërtesave.

Disa minuta më parë kanë mbërritur raportimet për njerëz të plagosur dhe disa të humbur pas lëkundjeve të shkurtra por të forta në Ischia.

Disa nga zonat më të prekura nga tërmeti janë Forio, Serrara Fontana, Lacco Ameno, Barano d’Ischia dhe Casamicciola Terme.

Sakaq spitali Rizzoli di Lacco Ameno është evakuuar pas të çarave të shumta në mure. Tërmeti ka shkaktuar edhe ndërprerjen e energjisë elektrike për disa minuta.