Më në fund Federata e Futbollit e Francës ka njoftuar se kan pranuar certifikatën e transferimit të Neymar te klubi i Paris Saint Germain.

Braziliani ka qenë në pritje të kompletimit të dokumenteve, pa ditur se kur do të mund të luajë për skuadrën e re, pas kompletimit të transferimit prej 222 milionë eurove nga Barcelona.

“FFF-ja mund të konfirmojë se ka pranuar certifikatën e transferimit të Neymar të dërguar nga RFEF”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Neymar kështu të dielën do të luajë ndeshjen e parë me fanellën e PSG-së në transferë me Guingamp.