Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se të dielën do të shpallet qeveria e re “Rama 2”. Në një takim me ambasadorët e Shqipërisë në vendet e BE-së dhe NATO-s, kreu i qeverisë pohoi se pas shpalljes së kabinetet qeveritar, ministri Bushati do të takohet me ambasadorët.

“Pas shpalljes së Qeverisë së re të dielën do ti kërkoj Ministrit të ri që të bëjë një takim me ju për të biseduar në funksion të rolit që do marrë menjëherë shërbimi i jashtëm në ekonominë e vendit”, pohoi Rama.