Të të mungojë një lojtarë si Luka Modriç në një ndeshje si kundër Barcelonës është një gjë vdekjeprurëse. Mesfusha absolutisht është pika më e fortë për madrilenët të cilët shpresojnë se nuk do ta ndjejnë shumë mungesën e kroatit në Camp Nou.

Por i shqetësuar në këtë mes nuk duket Zidane i cili në stërvitjen e sotme ka përdorur shumë Mateo Kovacicin. Kroati 25-vjeçar shikohet si klonimi i duhur për kroatin 32-vjeçar. Modriç padyshim po kalon momentin më të mirë në karrierën e tij dhe në ndeshje si Barcelona çdo kush ia ka nevojën lojtarëve më të mirë.

Zizu ka filluar përgatitjen me Kovaçicin si zëvendësues të Modriçit. Dhe sipas Marcas ky është me të vërtetë rotacioni i duhur, pasi krotai mbulon më mirë se Isco, Asenso, Cabellos dhe Vasques repartin difensiv. Duke ia lënë imagjinatën e lojës në dorë arkitektit tjetër Kros. Barcelona – Real Madrid, do të luhet të dielën në orën 22.00, pra finalja e parë e Superkupës së Spanjës.