Urim SALIHU

“Sa të afërt jemi”- më rrotullohet shpesh kjo frazë e kreut të diplomacisë së Maqedonisë, më saktë Ministrit për Punë të Jashtme i VMRO-së, kërkoj ndjesë LSDM-së Nikolla Dimitrov.

Po ne e dijmë se ju jeni të afërt me serbët.Kjo s’ka pikë dyshimi.E dijmë se më pro serbe se LSDM që nga themelimi nuk ka patur parti, që nga koha e Xingo-s, Cërvenkovskit.
Po një gjë zoti ministër i jashtëm; ju nuk po tregoni pse nuk jeni të afërt me shqiptarët e Maqedonisë,jo për nga feja dhe kombi por për nga perspektiva e përbashkët.Përpara se këtë tua tregoni partnerëve shqiptarë të koalicionit,nëse është një kurth apo fazë e re e zgjidhjes së problemeve të rajonit, është mirë të na shpjegoni pak edhe neve sepse mbi partinë tuaj rëndojnë plot 70 mijë vota shqiptare.Ju duhet të sqaroni se nuk po e ndani relacionin Shkup-Sofje-Beograd.Si shumë të shpeshta këto takime që për ju tregojnë afërsi por për ne shqiptarët në Maqedoni tregojnë dyshim.