Këngëtarja Taylor Swift ka habitur të gjithë fansat e saj pasi është zhdukur tërësisht nga mediat sociale. 27-­vjeçarja sapo ka fituar një çështje gjyqësore kundër DJ David Mueller të cilin e akuzonte për ngacmim seksual, ngjarje e ndodhur në vitin 2013 në një koncert që këngëtarja po mbante. Pas fitores fansat e Swift po prisnin me padurim që ajo të bënte ndonjë deklaratë për rastin, por ka heshtur. Dhe tani fansat janë tronditur akoma më shumë pasi ylli i popit ka fshirë të gjitha llogaritë në rrejtet sociale Twitter, Instagram dhe Facebook. Gjithashtu faqja e saj zyrtare e internetit taylorsëift.com nuk ekziston më. Nuk dihet arsyrja se përse ka ndodhur kjo gjë por fansat mendojnë se Swift është sulmuar nga hakerat. Pavarësisht se ajo nuk ka qenë aktive në rrjetet sociale kjo ngjarje i ka habitur të gjithë, për më tepër që flitet se së shpejti do të publikojë albumin e ri.

Global