Taylor Swift ka paralajmëruar që do të publikoj albumin e saj të gjashtë më 10 nëntor.
Albumi do të titullohet “Reputation” dhe duket që Taylor do të fus gjithë dramën e jetës së saj të përditshme në këngët e këtij albumi.
Ajo nuk ka qenë prezente nëpër media që nga ndarja me Tom Hiddleston dhe mosmarrëveshjet që i kishte me Kanye West.
Mbetet të shihet se si do të na e sjellë këtë album.