Të gjithë udhëtarët të cilët kanë fluturime nga aeroporti i Shkupit “Aleksandri i Madh” më datën shtatë, tetë dhe nëntë gusht, duhet të arrijë në aeroport tre deri në katër orë më herët se koha e nisjes.

Siç informojnë nga TAV Maqedoni, kjo është për shkak të masave shtesë të sigurisë të cilat do të zbatohet në aeroport me rastin e mbajtjes së ndeshjes së UEFA Super Kupës.