Në kampionatin zviceran Baseli është frenuar në barazim 1-1 nga Lugano, në një takim ku futbollisti i kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka nuk ishte as në stol.

Mesfushori kuqezi ka qenë sëmurë dhe kjo ka qenë arsyeja e mosgrumbullimit të tij.

Nga ana tjetër, kanë luajtur për 90 minuta dy futbollistët e tjerë të kuqezinjve, Kukeli dhe Lenjani, në ndeshjen Sion-Luzern, e mbyllur gjithashtu në barazim 1-1.

Sioni, i drejtuar nga ish zv/trajneri i kombëtares, Paolo Tramezzani, pas startit pozitiv me dy fitore, ka regjistruar dy humbje dhe një barazim, në tre ndeshjet e fundit.