Pak ditë pasi i nda me bashkëshorten e tij të tretë, mandati rus është fotografuar i vetmuar teksa shijonte rehatinë në jahtin superluksoz prej 338 milionë eurosh.
Roman Abramoviç është parë të shëtisë në ujërat mes Kanës dhe Nisës, ku ka edhe një prej vilave të tij për të cilën harxhoi 32 milionë euro për ta rinovuar kur e bleu në vitin 2001.
Pasuria e rusit, i cili njëherësh posedon edhe një prej klubeve më të mëdha në Europë, Chelsea FC, mendohet të jetë rreth 7 miliardë paund.
50-vjeçari gjatë jetës së tij ka pasur tre gra dhe ndarja me 36-vjeçaren Dasha Zhukova së fundmi është cilësuar si një nga ndarjet më të kushtueshme në botë.