Të gjitha institucionet shëndetësore pa përjashtim janë në borxhe, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

“Duhet të bëhet analizë dhe të shihet. Përgjegjësia nuk është vetëm e një drejtori, por e të gjithë drejtorëve. Nëse duhet kështu, të gjithë janë ndërruar. Shpresoj se drejtorët e rinj nuk do të bëjnë gabime të këtilla dhe rregullisht do t’i paguajnë borxhet, që i kanë klinikat”, tha Taravari, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas konferencës për shtyp për vendosje të 25 tabelave në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze para institucioneve publike shëndetësore në qarkun e Qendrës klinike “Nëna Terezë” në Shkup.

Drejtoresha e Institucionit publik nga fusha e shëndetësisë për nevojat e IPSH Klinikat universitare, Enti dhe Qendra urgjente-Shkup, Shkodrane Dardhishta, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve tha se borxhet e klinikave janë nga garnitura e kaluar dhe përpiqen sl bashku me ministrin e Shëndetësisë dhe me drejtorët e rinj të klinikave të gjejnë zgjidhje për problemin.

Të gjitha klinikat, theksoi ajo i detyrohen Institutit publik nga fusha e shëndetësisë për nevojat e IPSH Klinkat universitare, Enti dhe Qendra urgjente – Shkup.

Theksoi se me NP Ujësjellës gjithashtu edhe në bashkëpunim me Ministrinë e Shëlndetësisë kanë gjetur gjuhë të përbashkët, kanë nënshkruar kontrata në këste dhe tashmë dy muaj rregullisht i paguajnë këstet.