Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot informoi se krahas dy të vdekurve nga fshati Simnicë, tetë pacientët e therë të cilët janë ndaluar për mjekim do të lëshohen në shtëpi sepse nuk kanë kurrfarë simptoma.

Taravari informoi se tek tetë pacientët, të cilët janë ndaluar për mjekim janë bërë egzaminime komplete. Vetëm një pacient ka pasur vlera kufitare të antitrupave dhe për herë të dytë është bërë analizë, pas së cilës kanë dalë negative.

Ai potencoi se janë ndërmarrë të gjitha masat, nga Komisioni dhe nga njësitet rajonale për epidemiologji në Tetovë dhe Gostivar.

“Gjithë terreni, edhe në fshat edhe nëpër shtëpi dhe gjithë ferma është derratizuar dhe dezinfektuar. Tani për tani gjithë gjendja është nën kontroll”, tha Taravari.

Global