Pacientëve prej sot nuk do t’u nevojitet karton i kaltër për kontroll ose për marrje të ilaçit në barnatore. U nevojitet kartelë shëndetësore elektronike (KSHE) pa marrë parasysh se nëse u ka skaduar afati ose librezë shëndetësore, ose letërnjoftim, dokument udhëtimi, vetëm që të verifikohet se nëse kanë sigurim shëndetësor. Nëse është i siguruar pacienti do t’i marrë të gjithë shërbimet shëndetësore.

Këtë sot e theksuan ministri i Shëndetësisë Arben Taravari pas takimit me ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës Demjan Mançevski, me drejtorët e Fondit për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë, Danaill Donçev dhe Orhan Ramadani, përfaqësuesit e Odës së Mjekëve të Maqedonisë dhe “TerminiIm” dhe Shoqata e mjekëve privatë.

Sipas Taravrit, ata të cilët nuk kanë kartelë shëndetësore elektronike duhet ta marrin në njësinë rajonale të Fondit.

“Deri në fund të vitit një të pestës ose një të gjashtës së kartelave do t’u skadojë afati. Deri atëherë shpresoj se do të gjejmë zgjidhje për kartela të cilat nuk do të kenë certifikatë. Për këto që i përdorim nuk jemi ne fajtorë, por ai që në vitin 2012 ka porositur kartela në të cilat çipi është i kufizuar në pesë vite. Nuk e di se pse çipi i cili përdoret në kartela është kufizuar në pesë vite. Mund të kërkonin në 10, 15, 20 vite, në afat të pakufizuar. Ka institucionet të cilat do të duhet ta dëshmojnë këtë se pse ka qenë në pesë vite, pse qytetarët kanë shpenzuar të holla”, tha Taravari.

Aspak nuk do të ketë kartona të kaltër, tha Taravari dhe shtoi se mendojnë për një zgjidhje më të mirë ideore . Tanimë javën e ardhshme, potencoi, do të kemi takim me ministrin e Punëve të Brendshme dhe atë të Shoqërisë Informatike dhe Administratës së bashku me drejtorët e FSSHM-së të gjejmë zgjidhje tjetër e cila do të ishte më e mirë dhe më racionale për të gjithë qytetarët, ndërsa vijnë parasysh disa zgjidhje.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve tha se do të kërkojnë përgjegjësi se pse janë lëshuar në qarkullim kartonët e kaltër.

“Nëse pacienti është i siguruar do t’i marrë shërbimet shëndetësore. Nuk e di se pse kaq panik se nevojiten kartonë të kaltër. Dëshirojmë t’i largojnë edhe recetat dhe gjithë letrën nga shëndetësia. Megjithatë do na duhet certifikatë që të gjithë të kenë kartela të reja me të cilat mjeku nuk do të ketë nevojë të nënshkruhet në letër”, theksoi Taravari.

Në pyetjen se pse një pjesë e barnatoreve pacientëve u kanë kërkuar karton të kaltër për marrje të ilaçeve dhe se nëse nga FSSHM-ja kanë marrë një urdhër të tillë, Ramadani tha se nga Fondi nuk është dhënë një urdhër i tillë, një pjesë e barnatoreve vetë kanë vepruar ashtu dhe do të mbajnë përgjegjësi.