Ministria e Shëndetësisë sot i emëroi edhe gjashtë drejtorë të rinj në institucionet publike shëndetësore.

Drejtori i ri i Klinikës universitare për Pulmologji dhe alergologji është dr. Dejan Dokiq, i Klinikës universitare për Kirurgji plastike dhe rikonstruktive – Sofija Pejkova, i Klinikës universitare për Kirurgji torakale dhe vaskulare dr. Nexhati Jakupi, i Klinikës universitare për veshë, hundë dhe fyt dr. Jane Netkovski, i Spitalit të përgjithshëm në Gostivar, dr. Gojart Sulejmani dhe drejtoreshë e Shtëpisë së Shëndetit Shtip, dr. Snezhana Trajkovska, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.