Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, sot u takua me drejtoreshën e Klinikës për Gjinekologji dhe Obstetrikë, Viktorija Jovanovska, me qëllim që të rishikohet rasti me tri foshnjat e vdekura.

Gjatë takimit nga ana e drejtoreshës, si dhe nga udhëheqësi i kujdesit intesiv, kumtoi Ministria e Shëndetësisë, është konstatuar se bëhet fjalë për shtatzëni të parë të pacientes me fekondim IVF dhe shkalla e rrezikut për shkak të diabetit gestational (trajtuar me insulinë) dhe hipertension para-ekzistencial me Cerclage të aplikuar (lidhje e qafës së mitrës).

Pacientja, siç theksohet, paraprakisht tri herë ka qenë e shtruar në Spitalin klinik të Tetovës për shkak të hemorragjisë gjinekologjike.

“Duke pasur parasysh diagnozën e pranuar, plasja e ujit dhe kordoni kërthizor i rënë, në interes të të sapolindurve dhe shëndetit të nënës, shtatzënia ishte mbaruar me operacion me prerje cezariane. Pas lindjes, foshnjat janë pranuar nga një pediatër dhe një mami në sallën e operacioneve, gjatë të cilës është vendosur reanimacioni primar dhe janë vendosur në inkubator ku janë transportuar në Departamentin e Kujdesit Intensiv Neonatal dhe Rerapi”, qëndron në kumtesë.

Me këtë, informojnë nga Ministria, plotësisht mohohen pretendimet e deklaruara më parë nga disa media se vdekja e të sapolindurve është e lidhur me mungesën e pajisjeve të nevojshme ose inkubatorët në Klinikë.

Konform informacioneve nga Klinika, pas lindjes secilës foshnjë të porsalindur është zbatuar intubacion endotrakeal, është vendosur linjë aktive të venës dhe është dhënë terapi sipas protokollit dhe transfuzionit të zakonshëm me albuminë. Nga Klinika me përgjegjësi thonë se me prindërit është diskutuar disa herë dhe u është shpjeguar gjendja e të sapolindurve, trajtimi, gjithashtu edhe shanset e mundshme për mbijetesë. Por, edhe përkundër të gjitha përpjekjeve dhe terapisë së dhënë, fatkeqësisht foshnjat kanë vdekur të nesërmen, theksohet në kumtesë.

Nga Ministria informojnë se Taravari gjatë ditës do të takohet me prindërit e foshnjave të vdekura si dhe me gjithë stafin që ka qenë përgjegjës për kujdesin e foshnjave të sapolindura.

Theksojmë se nëse raporti i komisionit konstaton parregullsi në trajtimin e të sapolindurve, menjëherë do të merren masat e duhura ligjore. Ministria e Shëndetësisë do të përqendrohet sidomos në avancimin e kushteve të trajtimit, sidomos për foshnjat e lindura para kohe, duke investuar në pajisje dhe përsosje profesionale të personelit, qëndron në kumtesë.